Aktualitet

Kërkonin lirinë, gjykata refuzon dy ish-deputetët socialistë


               Publikuar në : 12:17 - 15/04/19 |
geliano fataj

Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë në Tiranë ka refuzuar kërkesën e dy ish-deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çukos, që kërkonin revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpiak”, dhënë gjatë hetimeve për çështjen “Vol-Vo 4”.

Megaoperacioni policor u shtri në disa qytete në tetor të vitit të kaluar, ku u arrestuan 34 persona, prej të cilëve 24 u lanë në burg. Ndoka dyshohet për disa vepra penale, mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa në këtë gjykim është edhe ish-deputeti Arben Çuko, i akuzuar për “korrupsion”. Që të dy ata u lanë në “arrest shtëpie” në seancën paraprake.

Pak ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është sekuestruar pasuria e ish-deputetit Arben Ndoka.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë në bregdetin e Lezhës dhe disa apartamente në plazh. Sekuestrimet kanë një vlerë rreth 40 milion euro.

Ndërkohë avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia ka apeluar dhe vendimin për sekuestrimin e pronave në emër të familjes Ndoka. Avokati pretendon se në emër të klientit të tij nuk është asnjë metër tokë./Opinion.al

Pas