InstaBIZ

Khloe Kardashian dhe ish-partneri takohen për herë të parë pas tradhtisë


               Publikuar në : 12:21 - 15/04/19 |
xhu lia

Ylli televiziv Khloe Kardashian ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e vajzës së saj True. Ashtu siç pritej, Khloe ka organizuar një festë të madhe të menduar në çdo detaj për të voglën.

Në këtë festë ishte i pranishëm edhe ish-partneri i saj, basketbollisti  Tristan Thompson, duke u takuar kështu për herë të parë që pas skandalit të tradhtisë.

Ata ruajtën distancën nga njëri-tjetri gjatë gjithë kohës, ndonëse kanë qëndruar pranë për të kënduar këngën e ditëlindjes për True.

Në këtë festë Khloe dhe True janë veshur me të njëjtën ngjyrë. Ndonëse ajo kishte lajmëruar që të mos bëheshin dhurata për të voglën, por të sillnin diçka për spitalin e fëmijëve në Los Angeles, sërish  True mori një byzylyk me diamante./Opinion.al/

 

Pas