Aktualitet

Kallëzohet penalisht kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja


               Publikuar në : 12:18 - 15/04/19 |
eri on

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja. Së bashku me të, IKMT ka kallëzuar edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e IMT së Bashkisë Kavajë, Dritan Kazazi.

Sipas IKMT, këta zyrtarë me veprimet dhe mosveprimet e tyre në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në ushtrimin e funksionit të kontrollit të ligjshmërisë në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe, kanë cenuar territorin dhe interesin publik.

Isa Sakja është kryetar i Bashkisë së Kavajës që prej korrikut të vitit 2017, duke zëvendësuar në këtë post Elvis Roshin. Ai i riktheu fitoren Partisë Demokratike në këtë qytet pas disa vitesh, ndërsa kohët e fundit ka pasur replika në distancë me kryeministrin Edi Rama./Opinion.al

Pas