Aktualitet

U tha se u mor në mbrojtje, çfarë ka ndodhur me prokurorin që hetoi Çapjat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:16 - 30/03/21 |
Opi Nion

Prokurori Ritvan Sukaj, i cili ka hetuar Ardjan dhe Florenc Çapjan nuk është marrë në mbrojtje.

Kujtojmë që më herët në media është raportuar se Sukaj është marrë në mbrojtje por burime për Opinion.al bëjnë me dije se nuk është firmosur asnjë urdhër për vendosje mase të posaçme mbrojtje për prokurorin.

Lajmi është konfirmuar gjithashtu dhe nga Prokurori i rrethit të Elbasanit Kreshnik Ajazi.

Kujtojmë që Sukaj është prokurori që firmosi urdhrin për arrestimin e Ardjan Çapjas në Elbasan./Opinion.al

Pas