Aktualitet

U takua me Ballën në Kryesinë e Kuvendit, Kim zbulon çfarë u diskutua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 06/04/22 |
Opi Nion

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në një postim në “Twitter” Kim shkruan se çështjet që janë diskutuar janë rritja e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, reforma në drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

“U takova me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit të njëqindvjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona; Theksuam nevojën e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA, e nevojshme që Shqipëria të bashkohet në BE, duke respektuar rolin institucional të Parlamentit”, shkruan Kim.

Kujtojmë se një ditë më parë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, takoi kreun e Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj./Opinion.al

Pas