Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U rizgjodh në krye të partisë, Kryemadhi: LSI u krijon mundësi të rinjve

2020/11/23 at 3:19 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U rizgjodh në krye të partisë, Kryemadhi: LSI u krijon mundësi të rinjve

Monika Kryemadhi, pasi u rizgjodh ditën e djeshme kryetare e LSI, ka mbajtur sot një konferencë, ku theksoi se do të sjellë shpresën për qytetarët, duke larguar qeverinë Rama.

“Sot është vetëm fillimi. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që na presin, por ne jemi mësuar tashmë me vështirësitë, sepse ato kanë qenë sfida jonë, sepse ne prandaj jemi bashkë që të fitojmë mbi të gjitha sfidat që i kanë dalë përpara LSI-së. Dhe që të fitojmë mbi vështirësitë, ne duhet t’u ofrojmë shqiptarëve shpresën, atë shpresë që u mungon, atë shpresë e cila i është grabitur dhe vrarë nga qeveria pseudo rilindase.  Ne do të bëjmë të mundur që çdo shqiptar të ndihet në Shqipëri si në shtëpinë e tij”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi u ndal duke dhënë mesazhe në mbështetje të figurës të gruas, duke qënë edhe vetë një grua nën drejtimin e një force politike.

“Unë sot jam shumë krenare për të gjithë ju, sepse më bëtë mua një grua e cila është udhëheqëse e një partie politike. Unë dua të dëshmoj se gratë jo mund, por dinë të drejtojnë dhe dinë të përballen me sfidat dhe vështirësitë që kalon çdo lider politik. Gratë i njohin betejat me të cilat përballen familjet e tyre çdo ditë dhe në një mënyrë më të plotë se kushdo tjetër. Gratë dinë të udhëheqin familjet e tyre, dinë të edukojnë fëmijët e tyre. Ato ditë të jenë edhe udhëheqëse të zonja, prandaj është e nevojshme që të kemi sa më shumë gra dhe vajza në politikë, në mënyrë të tillë që ato të jenë drejtuese për t’u përballur me sfidat dhe për të zgjidhur problemet që u kanë dalë shqiptarëve sot, në këto kushte mjaft të vështira.

Ne u krijojmë mundësi të rejave dhe të rinjve tanë. Ne u krijojmë shkollim të mirë dhe cilësor, në mënyrë të tillë që ata të gjejnë një vend pune të mirëpaguar, një vend pune në tregun e punës, në të cilin paguhen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre europianë. Ne u krijojmë mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë për të qenë qytetarë dinjitozë në shtëpinë e tyre që është Shqipëria, si çdo qytetar europian.

Unë e mora drejtimin e LSI-së në një kohë mjaft të vështirë për të, kur sapo kishim dalë në opozitë. Na është dashur të përballojmë sfida e vështirësi të mëdha. Por falë mbështetjes tuaj, falë angazhimit tuaj, ne ia dolëm. Ia dolëm duke fituar sfidën e parë me veten tonë”, tha ajo.

Silva Caka, Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI, dje tha se Kryemadhi u konfirmua me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej, duke marrë kështu me 96.3% mandatin e dytë në krye të kësaj partie./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Avokatja që pretendonte vjedhje të votave, ekipi i Trump: Nuk është e jona

Avokatja që pretendonte vjedhje të votave, ekipi i Trump: Nuk është e jona

Koronavirusi/ Pas izolimit 5 javor, Katalonia rihap baret dhe restorantet

Koronavirusi/ Pas izolimit 5 javor, Katalonia rihap baret dhe restorantet

Gjoba për shkelësit e karantinës, ndëshkohen edhe 1579 qytetarë pa maska

Gjoba për shkelësit e karantinës, ndëshkohen edhe 1579 qytetarë pa maska

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com