Kronikë

U përplas me betonieren, vdes në spital drejtuesi i motorit në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 25/06/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka informuar se ka ndërruar jetë në spital 40-vjeçari që u përplas me një betoniere në afërsi të TEG-ut.

Pak më parë u bë e ditur se shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.

Fatkeqësisht 40-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:

Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital”,-njofton policia./Opinion.al

Pas