Bota

U përplas gjatë uljes në pistë, gjenden kutitë e zeza të avionit indian


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 08/08/20 |
el ida

Avioni i Air India, i cili po kthente nga Dubai shtetasit indianë të bllokuar nga pandemia, dhe u përplas një ditë më parë me pistën e aeroportit, la pas 18 viktima.

Autoritetet indiane bëjnë me dije se kanë arritur të rikuperojnë kutitë e avionit të rrëzuar në aeroportin e Kerala, teksa hetimet për zbardhjen e aksidentit po vijojnë.

Nga raportimet mediatike, shkak i aksidentit u bë fakti se piloti nuk mundi të shihtë qartë tokën për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Sakaq, autoritetet shprehen se ishte një mrekulli që bilanci i viktimave nga aksidenti ajror nuk ishte më i madh pasi përplasja e avionit me pistën ishte shumë e fortë./Opinion.al

Pas