Bota

U përfol për si e dashura e Putin,ish-gjimnastja “e zhdukur” prej 2 vitesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 08/10/20 |
Al Do

Ishte viti 2008 kur presidenti rus, Vladimir Putin u përfol se kishte një lidhje dashurore me gjimnasten e mirënjohur ruse Alina Kabaeva. Thashethemet u mohuan dhe gazeta e parë e cila raportoi një gjë të tillë u mbyll por ajo që mbetet shqetësim sot është se asgjë nuk dihet rreth Kabaevas që prej dy vitesh.

Alina Kabaeva është një ndër gjimnastet me më shumë medalje në gjimnastikën ritmike, me dy medalje të arta në Lojërat Olimpike, 14 medalje Kampion Bote dhe 25 medalje europiane.

Gazeta britanike The Sun raporton se ajo nuk është parë më që prej vitit 2018 kur përflitej se ishte dy muajshe shtatzënë.  Ajo thuhet të ketë lindur djem prillin e kaluar në një klinikë në Moskë.

Raportimet se ajo dhe presidenti Putin kanë fëmijë së bashku kanë nisur që pas vitit 2008. Fillimisht u tha se Kabaeva ishte shtatzënë me binjakë. Në vitin 2013 ajo mohoi të kishte fëmijë. Ndërsa në vitin 2015, Nju Jork Tajms raportoi se ajo kishte lindur një fëmijë në një klinikë ekskluzive në Zvicër.

Nga viti 2007 deri në 2014, ish-gjimnastja shërbeu si deputete në partinë Rusia e Bashkuar të Presidentit Putin.

Një burim nga Moska tha për The Sun: “Putini është një njeri tejet diskret- ai ka fshehur dy vajzat e tij të rritura nën letërnjoftime të rreme për vite me radhë. Edhe tani, megjithëse ai flet për to herë pas here, ai kurrë nuk i thërret në emër. Ai është shumë i fiksuar në lidhje me sigurinë e familjes së tij.”/ Opinion.al

Pas