Kronikë

Zbardhet vrasja e vëllait të Talo Çelës, në kërkim ekzekutori i dyshuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 08/10/20 |
Al Do

Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim vrasësin e Bujar Çelës, vëllait të shumëkërkuarit Talo Çela.

Burime për Abc News, bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të zbardhin ngjarjen nëpërmjet provave shkencore.

Porositësi i vrasjes së Bujar Çelës dyshohet se është Erion Alibej, i arrestuar më 18 shtator, pasi akuzohet si porositësi i dy vrasjeve të ndodhura në qytetin e Elbasanit, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Aktualisht, ndaj Alibejt është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

Bujar Çela u vra mëngjesin e 17 shtatorit në zonën e Bradasheshit, pranë qytetit të Elbasanit, teksa ishte duke pirë kafe në një lokal.

Ndërkohë, Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili mbeti i vrarë në aksin Elbasan-Metalurgji, teksa u qëllua me breshëri. Të vdekur mbetën daja i tij Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay, shtetas turk, mik i Endritit.

Erion Alibej është me precedent penal dhe në Itali njihej me emrat Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Vrasjet dyshohet të jenë kryer për hakmarrje./ Opinion.al

Pas