Aktualitet

U padit për shpifje nga ministrja e Arsimit, Vokshi fiton gjyqin:Kushi të japë dorëheqjen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 09/12/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është shpallur e pafajshme nga Gjykata pas padisë për shpifje që i ishte bërë nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Në një prononcim për mediat, Vokshi e cilësoi këtë vendim si një sinjal të mirë që vjen nga drejtësia, ndërsa u shpreh që ministrja Kushi të japë dorëheqjen.

“E prisja, Gjykata sot foli dhe më shpalli të pafajshme duke rrëzuar padinë e Evis Kushit. Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Ka ardhur koha që drejtësia të përballen me shantazhet dhe dhunën që ushtron pushteti. Evis Kushi të japë dorëheqjen sot edhe pas këtij vendimi, ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në duart e tyre fatet e tyre dhe të fëmijëve. Shkatërrimi i arsimit nuk ka pasoja vetëm për të sotmen, por për të ardhmen, ndaj ka ardhur dita që të gjithë të bashkohen për të ndalur këtë qeveri të korruptuar, antishqiptare. Ftoj çdo prind, student e të ri, që të bashkohen me përpjekjet tona”, u shpreh Vokshi.

Kujtojmë se, Vokshi u padit nga ministrja Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve të cilat dolën para provimeve, duke e cilësuar si shpifje./Opinion.al

Pas