Aktualitet

Goditi Berishën me grusht në fytyrë, Gjykata lë në burg Gert Shehun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 09/12/22 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 31-vjeçarin, Gert Shehun.

Ky i fundit në protestën e opozitës më 6 dhjetor, goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Masa e sigurisë, Gert Shehut iu komunikua në spital ku ndodhet ende dhe po mbahet aty nën kujdesin e mjekëve.

Avokati mbrojtës kërkoi masë më të butë sigurie, si arrest në shtëpi ose shtrim të detyruar në spital.

Por gjykata nuk pranoi këtë kërkesë dhe vendosi arrest në burg ndaj Gert Shehut. Ky i fundit ndodhet në spital pasi u godit fizikisht nga militantët dhe truprojat pas dhunës që ushtroi ndaj kryedemokratit./Opinion.al

Pas