Kronikë

U kthye nga Italia dhe lëvizte me makinë, gjobitet pogradecari


               Publikuar në : 10:14 - 17/03/20 |
el ida

Shqipëria ka hyrë në ditën e pestë të shtet-rrethimit. Me dorë të hekurt, qeveria mori një sërë masash drastike, ku mes të tjerave theksohej se personat që kanë ardhur kohëve të fundit nga vendet e prekura nga koronavirusi, duhet të vetëkarantinoheshin për 14 ditë.

Megjithatë, ka ende prej tyre, që vijojnë jetën normalisht duke rrezikuar veten por dhe njerëzit përreth. Në këto kushte, një pogradecar është ndëshkuar në policia, pasi theu vetëkarantinimin. Ai ishte kthyer nga Italia para disa ditësh dhe jo vetëm që nuk u vëtizolua, por edhe lëvizte me makinë pa marrë autorizim.

Ai është gjobitur me 700 mijë lekë dhe sekuestrim të makinës, për dy urdhrat e thyer. Ndërkohë edhe në Durrës e Dibër ka pasur thyerje të rregullave dhe gjobitje./Opinion.al

Pas