Bota

Ndodh në Rusi, gjendet struktura e ndërtuar me kocka dhe kafka


               Publikuar në : 10:41 - 17/03/20 |
el ida

Rreth 400 kilometra në jug të Moskës, në Kostenki, paleontologët e një misioni ndërkombëtar kanë zbuluar një strukturë, e cila mendohet të jetë ndërtuar rreth 25 mijë vite më parë, dhe është më e madhja dhe e vjetra e gjetur në atë zonë.

Struktura e jashtëzakonshme rrethore, me një perimetër prej më shumë se 12 metra, është e ndërtuar e tëra me kockat, fildishin dhe kafkat e dhjetëra në mos qindra mamuthë, “paraardhësve” prehistorikë të elefantëve të sotëm, që shërbenin si kolona dhe mure.

“Kockat e mamuthit janë tejet të rënda, dhe ndërtimi rrethor tregon se ka qenë një sipërmarrje jashtëzakonisht e mundimshme për atë kohë”, u shpreh, Alexander Pryor, drejtuesi i misionit.

Deri më tani, janë gjetur kafkat e 64 mamuthëve, por gërmimet nuk kanë përfunduar ende. Po ashtu akoma nuk dihet se çfarë domethënie kishte struktura dhe kjo mbetet ende një mister edhe për arkeologët./Opinion.al

Pas