Kronikë

U gjet i vdekur, policia reagon për 20-vjeçarin sirian


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 02/06/20 |
el ida

Policia ka reaguar lidhur me vdekjen e 20-vjeçarit sirian në lagjen nr.1 në Durrës.

Sipas policisë, dyshimet e para janë se ai ka rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni i tij.

“Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.”, njofton policia./Opinion.al

Pas