Aktualitet

U fut në det bashkë me dy burrat, rezulton e zhdukur një grua në Spille


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:13 - 22/08/21 |
Opi Nion

Bashkë me dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut të cilët u mbytën këtë paradite në plazhin e Spillesë, në det ka hyrë edhe një grua e cila rezulton e zhdukur. Kështu ka bërë me dije për news 24 Gent Lasku, një nga vrojtuesit e plazhit të Spillesë.

Ai tha se dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut janë rreth moshës 70-vjeçare, ndërsa gruaja që ishte me ta gjithashtu është shtetase e Maqqedonisë së Veriut. Lasku tha se ata kanë qenë duke pushuar në plazhin publik në kohën që kane hyre ne det ku dhe  janë mbytur. Pavarësisht ndihmës nga vrojtuesit dhe masazhit kardiak, të dy burrat nuk kanë arritur të mbijetojnë./Opinion.al

Pas