Kronikë

U ekstradua nga Gjermania, Gjykata lë në burg ish-truprojën e Tahirit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 08/05/22 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Hekuran Markun, ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Marku u ekstradua një ditë më parë nga Gjermania në Shqipëri, ndërsa emri i tij doli gjatë operacionit të koduar “Shpirti”,  ku u vunë në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Nga ana tjetër, SPAK është në pritje të përgjigjes zyrtare për ekstradimin e ish-truprojës tjetër të Tahirit, Agustin Deda. Deda është në Francë, por ende nuk është bërë ekstradimi i tij.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti” me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Pas