Kronikë

Avokati i ish-truprojës së Tahirit:Do ankimojmë vendimin,në fushatën elektorale..


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:00 - 08/05/22 |
Opi Nion

Avokati i ish-truprojës të Saimir Tahirit, Hekuran Marku, ka folur pas përfundimit të seancës gjyqësore këtë të dielë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ku u vendos masa arrest me burg për klientin e tij.

Avokati tha se Marku ka kundërshtuar deklaratat e Eltjon Bregasit për implikimin e tij në trafikun e narkotikëve ndërsa shtoi se me këtë të fundit, Marku është njohur gjatë fushatës elektorale, kur shoqëronte ish-ministrin Saimir Tahiri.

Ndër të tjera ai theksoi se gjatë seancave që do të zhvillohen do të kundërshtojë dhe do paraqesin fakte që tregojnë se Marku s’ka lidhje me akuzat për të cilat është marrë i pandehur.

Edhe gjatë seancave që do të zhvillohen do të kundërshtojmë. Do të tregojmë që Marku s’ka lidhje me veprat penale për të cilën është marrë i pandehur.

“Njohja e tij është vetëm në kuadër të fushatës elektorale të vitit 2015. Agustin Deda po ndjek rrugën ligjore për të dalë e drejta e tij. Do të pritet të përfundojë procedurat e ekstradimit. Di që po ndjek rrugë ligjore për ekstradimin që kanë kohën e tyre. Sot iu komunikua masa e sigurisë që është marrë në mungesë. E ka të domosdoshme të marrë para gjykatës të njihet me vendimin. Hekuran Marku ka filluar punën në vitin 2013 si pjesë e gardës në cilësinë e rojes së ish ministrit Tahirit.

Në kuadër të fushatës elektorale ka rastisur që është njohur me Eltjon Bregasin në kuadër të fushatës elektorale. Nuk është marrë Hekuran Marku me fushatë elektorale. Në kuadër të asaj fushate është njohur me Bregasin. Sipas akteve ka rezultuar që Bregasi ka referuar fakte që implikojnë Hekuran Markun, që Marku i kundërshtoi me forcë në këtë seancë gjyqësore”, tha avokati.

 

Pas