Kronikë

“Mos të shikoj këtu kur jam unë” , si u vra me thikë 60-vjeçari në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 08/05/22 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 60-vjeçarit Ilir Kapo, i cili u qëllua për vdekje me thikë nga fqinji i tij Olgert Dhimitri, paraditen e djeshme në një lokal në Tiranë.

Sipas burimeve, 37-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool në lokalin ku ndodhi krimi. Në një tavolinë tjetër ka qenë edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo.

Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori i ka thënë viktimës “mos të të shikoj këtu kur të jem unë”.  Duket se 60-vjeçari e ka kundërshtuar të riun. Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit.  Dhimitri ka marrë një thikë ku e ka goditur për vdekje Kapon.

Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Edhe në dëshminë tjetër autori nuk ka kuptuar krimin që ai ka kryer.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës “Harry Fultz”, në kryeqytet, rreth orës 11:15 të së shtunës.

Pas