Aktualitet

U dënua për ryshfet, del nga burgu ish-zëvendësministrja Rovena Voda



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 15/07/22 |
Opi Nion

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për lirimin nga burgu të ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda, e cila u dënua me 10 vite burg për korrupsion.

Pas dhënies së vendimit, ministrja Voda tha se do ta vijojë betejën në gjykatën e posaçme të Apelit për pafajësi.

“Kam humbur një beteje, por lufta vazhdon për pafajsinë”, është shprehur Voda.

Rovena Voda u dënua në shkallen e parë me 10 muaj burg pasi dyshohet se mori para kundrejt punësimit të një personi në administratën shtetërore.

Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Pas