Aktualitet

“Po na rrëmbenin dallgët”, flet vëllai i 18-vjeçarit: Anri s’u ngjit dot në barkë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 15/07/22 |
Opi Nion

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e enjte në plazhin e Durrësit, ku 18-vjeçari Anri Kashiku në një akt heroik u vetësakrifikua për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij, ka folur vëllai i viktimës.

Vëllai i 18-vjeçarit në deklaratën e dhënë në polici, të siguruar nga abc news, ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Ai ka thënë se ka notuar thellë pasi deti ishte i turbullt, por dallgët nuk po i lejonin të dilnin.

Në gjendje të rënduar, thotë ai, kanë thirrur për ndihmë ndërsa kanë shkuar t’i shpëtojnë roja i plazhit që ishte shoku i tyre dhe vëllai i tij.

I mituri tregon më tej se për t’i nxjerrë kanë përdorur një barkë, por në të nuk ka mundur të ngjitej Anri.

 “Shkuam në det me komshiun qe e kam edhe shok dhe me vëllain tim më të madh. Atje kemi edhe shokë të tjerë që punojnë tek plazhi, kamarierë dhe te çadrat. Unë dhe shoku im u futëm për tu larë në det. Notin e dimë shumë mire se shkojmë shpesh në plazh dhe kryesisht aty në atë zonë. Ecëm pak thelle sepse aty ne breg ishte deti turbullt. Deti kishte shumë dallgë. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallgët nuk po na lejonin të dilnim, na tërhiqnim në thellësi.

Aty po thërrisnim, ndihmë-ndihmë po s’po na dëgjonte njeri pasi kishte shume ere të fortë. Na pa shoku vëllait që punon te çadrat. Ne ishim në gjëndje të renduar pasi dallgët po na rrëmbenin dhe po pinim shumë ujë pasi na zhysnin. Erdhi Igli, roja me vëllain me shpejtësi dhe mbas tyre edhe një pedalone.

Na ngjitën larte në barke dhe pastaj na nxorën në breg. Ne momentet qe hipëm në barkë, po përmbytej edhe barka dhe me vështirësi kemi dalë në breg nga çka mbaj mend. Ndërkohë vëllai nuk arriti të ngjitej në barkë. Me pas na dërguan në spital. Vone e morëm vesh se ishte mbytur vëllai. Te gjithë dinim shume mire not se jemi banorë të zonës dhe e kemi afër detin. Nuk e di si ka mundësi që vëllai s’ka mundur të dalë në breg. Ne shkojmë thuajse përditë në plazh aty se kemi shokë, Igli qe rri te kulla është shok i vëllait tim po njohim edhe çunat e tjerë që punojnë aty prandaj e frekuentojmë atë vend”, ka deklaruar ai.

Pas