Kronikë

U dëmtua nga rripi i betonieres, humb jetën 45-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:05 - 19/06/20 |
Al Do

Një 45-vjeçar  ka humbur jetën gjatë punës në Zallher të Tiranës.

Nga policia njoftohet se viktima punonte në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve.

Duke punuar ai është dëmtuar nga rripi i betonieres dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al

Pas