Kronikë

U arratis me çarçaf nga qelia në Itali, identifikohet shqiptari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 02/01/22 |
Opi Nion

Shqiptari që u arratis nga burgu në Itali natën e ndërrimit të viteve është Kristjan Mëhilli. 27- vjeçari ishte arrestuar nga policia në vitin 2019 pasi ishte pjesë e bandës ‘Ice Eyes’, akuzuar për një sërë grabitjesh të vilave në territorin Piemontez në Itali. Ai është larguar nga burgu në Vercelli, në Veri të Italisë së bashku me një të burgosur tjetër po me origjinë shqiptare, duke sharruar hekurat e qelisë për të zbritur më pas e çarçafët e përdorur si litar.

Të dy të burgosurit mundën të zbresin nga kati i katërt i qelisë në murin e brendshëm të burgut ku janë nga persona të jashtëm. Mëhilli ka arritur të largohet, ndërsa personi tjetër është rrëzuar dhe ka thyer krahun duke bërë që për këtë arsye të ndalohet nga rojet e burgut./Opinion.al

 

 

Pas