Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nata e fundit e Ndoc Mulaj në Munellë, detajet e aksidentit në dëborë

2022/01/02 at 9:58 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 7 min
A A
Nata e fundit e Ndoc Mulaj në Munellë, detajet e aksidentit në dëborë

Nga Armir Mehaj

Ishte mbrëmje, errësira kishte zënë, kur nga ana tjetër e telefonit dikush me njofton për një aksident në Munellë. U duk se ashtu pa dashur atmosfera e festës mu prish, teksa pyesja veten kush mund të jetë. Dikush më tha janë djemtë e shoqatës që mbrojnë Rreqebullin. “Janë gjallë e kanë shpëtuar”. Ishte lajm i mirë, por në pak minuta situata serish turbullohet. Në fakt e kisha një parandjenjë, por jo aq sa më tej e përjetova.

Dikush më njofton se në Munellë ishte rrezuar kolegu Alfred Lela e bashkë me të dhe katër të tjerë, mes tyre dhe dy të njohurit e mi, Ndoci e Iliri. Mes frikës për të vërteten i bie telefonit të Fredit, i cili më pohon se ishte e vërtet ndërkohë që kishte disa orë që prisnin ndihmë. “Armir unë jam mirë, kam hallin e Ilirit, ai nuk është mirë. Ndoci na ka humbur” me thotë ndër të tjera Fredi që nuk ankohej për vete.

Rruga ishte më e gjatë se kurrë. Makina ime që atë natë kishte disa defekte nuk i ndjente gropat e rrugës “tmerr”  drejt Munellës. Lokacioni që më kishte dërguar Fredi ishte gjithnjë larg, edhe aty ku makina nuk ectë më tej. Mbaj mend që dikush me thoshte mos u nis. Mban tre orë, e ti as i përgatitur nuk qenke për një rrugë të tillë. Gjithë kohës me kujtohej aksidenti im dhe njerëzit që më patën ndihmuar.

Në nisje disa zjarrfikës i kisha para e pas e bashkë me ta dhe dy banorë të zonës, teksa ecja dikush u kthye, të tjerë ndaluan, e sa më lart aq më shumë drita shikoja. Ishin blice celularësh të banorëve të zonës që kërkonin pa orientim. Piskama e asaj nate dhe oshëtima e maleve më përsëritet dhe tani. ” Ej more” por askush nuk përgjigjej. I heshtur ndiqja lokacionin që më kishte dërguar Fredi, telefoni i të cilit tashme ishte fikur, ndërsa rruga sfilitëse nuk kishte fund. Dikund në një qafë kur era fryente pamëshirshëm takoi Shkelzenin,  infermierin e urgjencës. E mbaj mend që të dy shtrëngonim njëri-tjetrin, kur era na rrezonte mbi akullin e borës së ngrirë në Munellë që kësaj radhe nuk më shkaktonte adrenalinë si gjithnjë, por lodhje, ankth e frikë për çfarë kishte ndodhur. Se harroj kurrë kur për 30 minuta vërdalliseshim pran lokacionit që gjithnjë me tregonte 110 metër largësi, por që ishte thjesht distanca në vijë ajrore.

Kur arritëm, tre punonjës policie kishin mbërritur diku 10 minuta më parë e tentonin të ndiznin zjarr me degët e pishave. Fredi bashke me operatorin dhe një guide qëndronin ashtu të heshtur në këmbë. Aty pranë Iliri gati kishte ngrirë. Provave t’i thërras, reagoi, më njohu e më tha se kishte fort dhimbje në gjoks. Rënkimet e tij tregonin qartë situatën në të cilën ndodhej ai.  Lela thoshte se ishte mirë, por këmba nuk i levizte, dora ishte ënjtur, por nuk ankohej. Gjithnjë kërkonte të nisnin kërkimet për mikun e tij, Ndocin. Disa herë përseriste, ” Banjani si burrat e nisni me kërkuar për Ndocin. Ai ka probleme dhe me zemren e ky i ftoftë është rrezik për të” Policet dhe zjarrfikësit e ardhur nga Puka e Mirdita të prirë nga banorët e zonës nisen kërkimet. Nuk u vonuan shumë e lëshuan piskamën, “e gjetem” e u duk se  u bam ma të fort, por kjo zgjati veç pak minuta. Një burr na u afru e na tha, Ndoci nuk asht i gjall. Eh, çfar situate. Fredi ishte ba dru e nuk donte me e besu, unë nuk dija si të raportoj. Gjithë kohës telefoni nuk pushonte nga njerëzit e Ndocit që më pyesnin a u gjet e si asht. Redaksia nga ana tjetër donte një konfirmim për Ndocin, e unë nuk mundesha me e deklaru pa jetë. Me vdek Ndoci që më kishte tregu qindra histori me sfidat ndër male, ndër ta edhe atë më problemin në zemër, e të gjitha i kishte fitu?! Nuk e besoja vërtetë se ai nuk do ti shkelte ma kto male që me aq mund  e pasion ju dha emër, i bani të vizitueshme e i kthej në atraksion. Ashtu turbullt dëgjoja renkimet e Ilirit, isha përball heshtjes së Fredit, dhe pohimit të imfermjerit, Shkelzenit, se Iliri ishte akull në trup e kishte frik për gjendjen e tij.

Tashmë Iliri duhet transportuar me barrelë, helikopteri nuk vinte.  Fredi pasi u nis Iliri nuk pranonte të nisej pa njerr prej andej e marr me vete trupin pa jetë të mikut të tij. Dikur ja mbusha mendjen te niseshim bashkë me premtimin se trupin e Ndocit do e prisnim tek rruga e makines. Ai se dinte nese kyqi i kembës ishte thyer, por ne kishim vetëm një barrelë e ajo po transportonte Ilirin. E çfarë rruge sfilitëse! 30 minuta pasi u nisem muskujt e këmbëve mu kontraktuan. Pa shumë zhurmë dikujt tjetër i thash të mbante nga krahu Fredin e tashme po mundohesha të ecja pa e dhënë veten.  Situata sa vinte e vështirësohej por operatori i Fresit e kuptoj situatën time.

Mes trishtimit qe kishte perjetuar me afrohet e më thot ” vlla nuk dukesh mirë”, i tregova se këmbët më ishin bllokuar, si duket nga kontraktimi i muskujve që  duket se ishin ngrirë nga i ftohti dhe bora në të cilen zhyteshim. Me ndihmoi me pak ujë që i kishte mbetur dhe një magnezium, të cilin pasi e mbajta nën gju mu duk se me forcoi pak, ose të pakten ishte efekti psikologjik. Infermjeri i urgjences shfrytëzonte rastin sa herë cunat ulnin barrelen në të cilen ishte Iliri ti jepte Ringer nga goja, teksa kryente taktika për të parë nesë Iliri reagonte. Më tej kthehej tek unë e më mbante prej krahu. Se di por udhëtimi për poshtë drejt makinave që gjithnjë dukeshin larg atë natë të mbuluar me dhimbje e acar më ngjanin më një film të trisht. Banorët e zonës u treguan tamam malësor.

Edhe pse ishte sfilitëse nuk e lan Ilirin, por po e transportonin me mjaft kujdes pasi një rreshqitje këmbe ishte fatale për të sëmurin, por dhe vetë ata. Me jepte fort forcë një grua me shami të bardhë që sa herë rrezohej, ngrihej e vazhdonte rrugën, dikush më tha është nusja e xhaxhait të Ilirit. I shoqi i saj ishte mbuluar nga heshtja. Kishte vënë mbi shpinë çantën që kishte mbajtur nipi i tij e kujdesej që Ilir të mos e merrte vesh për Ndocin.

Një Polic, Marku ishte i vetmi ndoshta prej të angazhuarve të Shtetit që se leshoi barrelen. Një çun i dobët e i gjat me bënte fort përshtypje ku po e gjente gjithë atë forcë. Her pas here ju drejtohej banorve qe kishte përkrah duke mbajt barrelen,  “Mos u dorëzoni burra”  e shtonte si me shaka …A keni hangër gja sot mor” nje djal tjetër i shëndosh kujdesej për të gjetur rrugët më të shkurtra e shpesh teksa ishte me barrelen mbi supe tregonte se po ndiqte një shteg të hapur nga kanadezet. Profesori, Shkelzeni te cilin e njof prej kohësh si djalin që prodhon vorbat e Gojanit, përsëriste disa herë që prej nisjes, “hë se shkum” si për ti dhënë entuziazem Ilirit se tmerri që kishte përjetuar e po përjetonte do të marr fund shpejt. Dikush na tha se po vinin ushtarët e dukej sikur do na lehtësonin, por un e dija se ardhja e tyre ishte ende e largët për shkak të terrenit dhe largësisë.

Lela dukej si nuk po e vinte më këmben në tokë, kur ne po arrinim kilometrin e fundit mbërritën ushtarët dhe atë copë rruge Fredi u transportua me barrelë. Ndërkohë Iliri ishte nisur. Doktor Modi kishte mbërritur lart në Munellë pak çaste pasi ambulanca ishte nisur. Ai kishte përforcuar me të tjera barna ndërhyrjen e infermierit duke arritur që trupi i Ilirit të ngrohej disi.

Fredi sa po arrin kishte një pamje të zbehte fort. Duket se ju kishte dorëzuar dhimbjes, por se harroi që ashtu i falënderon malësorët e asaj ane dhe punonjësit e Shtetit që ishin angazhuar. Faleminderit shumë. J’ua paça borxh e veç në gëzime j’ua kthefsha” Serish nuk donte të ikte pa zbritur trupi i pajetë i Ndocit, teksa ushtarët ishin nisur serish drejt majës që normalisht ju duheshin te paktën dhe 5 orë për tu kthyer. Punonjësit e urgjencës sugjerojnë nisjen e menjëhershme të Fredit drejt Spitalit të Traumës e kështu u bë. Mbaj mend që kisha 4 paracetamol, ja dhashë edhe pse e dija se nuk do i bënin asnjë punë në gjendjen ku ishte.  Trupi më ishte mpirë, këmbët ishin lagur e i ftohti më kishte kapluar aq sa makina nuk ngrohte, ndërsa rruga e kthimit dukej shumë më e gjatë se ajo e mberritjes.

Në xham gjithë kohës më dukej sikur më shfaqej Ndoci me zërin e tij kumbues, teksa sa herë e takoja më thoshte Pukës ke çfarë i promovon. Gjithnjë më thoshte se na ka fal Zoti resurse pa hesap e se duhej ti promovonim por edhe të punonim nga pak me malësorët tanë që nuk mjaftonte veç mikëpritja, por duhet edhe të kishin kulturën e gatimit e shërbimit. Ai gjithnjë fliste për shtigjet që kishte markuar, e më kujtonte si i kishte promovuar duke i kthyer në të vizitueshëm, Lumin e Shalë, Currajt, Nikaj-Merturin, Cukalin  Munellen, Terbunin e plot vende të tjera.

Por tek kthjellohesha në mendime e dija se Ndoci nuk do ishte më. Mali që Ndoci i dha jetë, atë natë ja mori jetën, e tash se di. A ka me pas naj Ndoc tjetër që mundet me e vazhdu me aq pasion punën e tij. Për diçka jam i bindur se kush e ka njohur prej afër siç e kam njohur unë, ka me udhëtu gjithnjë me këshillat e Ndocit për Malin.

Etiketa: alfed lelamunellandoc mulaj

Ju sugjerojmë

Kjo është shenja e horoskopit më e zgjuar sipas astrologjisë
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 31 mars 2023

31 Mars, 2023 8:06 am
Shqipëri, ekonomia në 2022 u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 përqind
Aktualitet

Shqipëri, ekonomia në 2022 u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 përqind

30 Mars, 2023 10:52 pm
“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive
-U tha në Opinion

“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive

30 Mars, 2023 10:32 pm
Këlliçi: Referendum për korsinë e biçikletave
-U tha në Opinion

Këlliçi: Referendum për korsinë e biçikletave

30 Mars, 2023 10:13 pm
Këlliçi: Do të subvencionojë transportin publik në Tiranë
-U tha në Opinion

Këlliçi: Do të subvencionojë transportin publik në Tiranë

30 Mars, 2023 10:05 pm
Këlliçi: Bashkia e Tiranës nuk ofron asnjë shërbim në Astir, mungojnë shkollat
-U tha në Opinion

Këlliçi: Bashkia e Tiranës nuk ofron asnjë shërbim në Astir, mungojnë shkollat

30 Mars, 2023 10:03 pm
Çfarë ndodh me projektet e Tiranës nëse humbet zgjedhjet? Përgjigjet Veliaj
-U tha në Opinion

Çfarë ndodh me projektet e Tiranës nëse humbet zgjedhjet? Përgjigjet Veliaj

30 Mars, 2023 9:54 pm
Veliaj: Nuk ka trafik në Tiranë, përveç ditëve me shi apo kur qytetarët shkojnë në punë
-U tha në Opinion

Veliaj krahasohet me Ramën e Bashën për drejtimin e Bashkisë: Sot kemi performancë më…

30 Mars, 2023 9:27 pm
Projekti te Piramida, Veliaj: Do të jetë një nga shkollat më të mëdha teknologjike
-U tha në Opinion

Projekti te Piramida, Veliaj: Do të jetë një nga shkollat më të mëdha teknologjike

30 Mars, 2023 9:26 pm
Ndërtimi i kullave në Tiranë, Veliaj: Të nevojshme, qendra historike është mbrojtur
-U tha në Opinion

Ndërtimi i kullave në Tiranë, Veliaj: Të nevojshme, qendra historike është mbrojtur

30 Mars, 2023 9:14 pm
Para
Arbana flet për periudhat e errëta në jetën e saj: Kërkova ndihmë tek psikologu

Arbana flet për periudhat e errëta në jetën e saj: Kërkova ndihmë tek psikologu

Frymëzuar nga Elon Musk

Më shumë se 100 miliardë dollarë, të pasurit u bënë edhe më të pasur në 2021

Video/ Operacion antidrogë në Shkodër, në pranga 4 persona

Emri/Në kërkim nga Gjermania, prangoset në Morinë 48-vjeçari 





TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 31 mars 2023

Kjo është shenja e horoskopit më e zgjuar sipas astrologjisë
31 Mars, 2023

Dashi Vetëm për shkak se ju mund të jeni më lart në rangje sesa dikush që sapo ka filluar në...

Lexo më shumë

Shqipëri, ekonomia në 2022 u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 përqind

Shqipëri, ekonomia në 2022 u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 përqind
30 Mars, 2023

Në Shqipëri, Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit më 4.84 përqind krahasuar me një vit më parë, njoftoi sot...

Lexo më shumë

“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive

“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive
30 Mars, 2023

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, Belind Këlliçi foli për...

Lexo më shumë

Këlliçi: Referendum për korsinë e biçikletave

Këlliçi: Referendum për korsinë e biçikletave
30 Mars, 2023

Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, thotë se ngushtimi i hapësirave publike është një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com