Kronikë

U aksidentua për vdekje në Shkodër, identifikohet viktima, arrestohet shoferi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 23/06/22 |
Opi Nion

Policia ka vënë në pranga shtetasin G. B., 47 vjeç, i cili aksidenti mbrëmë për vdekje një 31-vjeçare me inicialet Z.B.

31-vjeçarja po lëvizte me biçikletë kur u përplas mbrëmë në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, më datë 22.06.2022, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Z. B., 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”,njofton policia./Opinion.al

Pas