Kronikë

Video/Makina futet në verandën e lokalit, lëndohet qytetari që po pinte kafe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:52 - 23/06/22 |
Opi Nion

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është futur në verandën e një lokali mëngjesin e sotëm.

Policia ka informuar se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor dytësor Lezhë -Milot, në vendin e quajtur Tresh, ku shtetasi N.V. , ka humbur kontrollin e mjetit të tij duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në verandën e një lokali.

Si pasojë është lënduar shtetasi N.N. 60 vjeç, klient i lokalit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor dytësor Lezhë -Milot, në vendin e quajtur Tresh, shtetasi N.V. , ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij duke dalë nga rruga dhe përfunduar tek veranda e një lokali.

Për pasojë, është lënduar shtetasi N.N. 60 vjeç, klient i lokalit, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia./Opinion.al

Pas