Bota

Truss mban fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë:Nder i madh të udhëhiqja kombin 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 25/10/22 |
Opi Nion

Liz Truss ka mbajtur fjalimin e saj të fundit si kryeministre e Britanisë së Madhe.

Në fjalën e saj, Truss tha se ka qenë “një nder i madh” të ishte kryeministre e Britanisë dhe të drejtonte kombin teksa ishte në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Ka qenë një nder i madh të isha kryeministre e këtij vendi të madh. Në veçanti, për të udhëhequr kombin në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II”, tha Truss.

Truss e vazhdoi fjalimin duke renditur disa nga ato që ajo i sheh si arritjet e saj, duke pohuar se në vetëm një periudhë të shkurtër qeveria ka vepruar me vendosmëri për të ndihmuar familjet në nevojë.

Ndër të tjera, Truss u zotua të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën.

“Demokracitë duhet të jenë në gjendje të japin rezultate për njerëzit e tyre. Ne duhet të jemi në gjendje t’i tejkalojmë regjimet autokratike. Tani më shumë se kurrë ne duhet të mbështesim Ukrainën. Ukraina duhet të mbizotërojë dhe ne duhet të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen e kombit tonë”, tha Truss./Opinion.al

Pas