Bota

Trump nuk anulon Konventën e Republikanëve, jep shpresa për Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:37 - 27/03/20 |
el ida

Një nga ngjarjet më të mëdha të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të anulohet.

Presidenti Donald Trump deklaroi se Konventa Kombëtare e Republikanëve, e parashikuar për t’u mbajtur në muajn gusht në Charlotte të Karolinës së Veriut, nuk do të anulohet apo shtyhet për shkak të koronavirusit.

Në një intervistë për mediat amerikane, Trump tha se beson se vendi do ta marrë veten nga koronavirusi deri në muajin gusht.

“Nuk do të ketë asnjë anulim, besoj se do të jemi mirë përpara muajit gusht”, u shpreh Trump.

Momentalisht, thuajse të gjithë eventet sportive, artistike, koncerte po anulohen ose shtyhen për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas shifrave të fundit të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, SHBA-ja ka 82,404 raste të konfirmuara duke kapërcyer Kinën, vendin e origjinës së Covid-19./Opinion.al

Pas