Bota

Gjermania pranon 47 pacientë me koronavirus nga Italia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 27/03/20 |
Opi Nion

Italia është shteti më i prekur nga koronavirusi në të gjithë botën, gjë e cila ka bërë që sistemi shëndetësor të mos përballojë fliksin e pacientëve.

Për t’i ardhur në ndihëm, mësohet se Gjermania do të pranojë 47 pacientë nga Italia që të trajtohen në spitalet gjermane. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

“Ne qëndrojmë afër miqve tanë italianë. Ne mund ta menaxhojmë këtë situatë vetëm bashkë”, ka thënë Maas në një deklaratë të shkurtër.

Instituti për sëmundje infektuese, Robert Koch ka raportuar të mërkurën për 36,508 persona të infektuar me këtë sëmundje në Gjermani, si dhe për 198 vdekje. Në gjithë botën deri më tani është raportuar për mbi gjysmë milioni pacientë të prekur me koronavirus./ Opinion.al

Pas