Bota

Regjistrohen vdekjet e para nga koronavirusi në Afrikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 27/03/20 |
el ida

Afrika Jugore ka raportuar vdekjet e para nga koronavirusi, teksa numri i rasteve të infektuarve me këtë sëmundje ka kaluar shifrën 1,000.

“Këtë mëngjes, ne banorët e Afrikës Jugore jemi zgjuar me lajmin e trishtë se kemi vdekjet e para si rezultat i COVID-19”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë të premten.

Të dyja vdekjet kanë ndodhur në provincën jugore, Kepi Perëndimor. Ndërkaq, Forcat e sigurisë kanë nisur të zbatojnë masat e izolimit, të cilat do të aplikohen për tri javë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Aktualisht janë ndalur të gjitha lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar se secili që shkel rregullat e kufizimit, mund të përballet me burgim gjashtëmujor, apo gjoba të ashpra.

“Nëse njerëzit nuk janë veprojnë në përputhje me rregullat, ushtria mund të detyrohet të marrë masa të jashtëzakonshme”,ka thënë ministri i Mbrojtjes, Nosiviëe Mapisa-Nqakula./Opinion.al

Pas