Bota

Trump: Mund të bashkohem me protestën e mbështetësve të mi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:58 - 13/11/20 |
el ida

Donald Trump mund të bashkohet nesër me mbështetësit e tij që do të manifestojnë në Uashington. Ka qenë vetë presidenti amerikan që e ka bërë të ditur këtë fakt në tuiter.

“Më ngrohet zemra kur shoh të tërë këtë mbështetje në vendin tim”, ka shkruar presidenti Trump, ndërsa në lidhje me protestën e nesërme, ka shtuar: “Mund të synoj të ndalem  edhe për t’ju bërë një përshëndetje”.

Trump ka vijuar të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa i ka cilësuar ato të trukuara.

Gjatë ditës së nesërme ne Uashington parashikohen një sërë manifestimesh të grupeve të ndryshme, mes të cilave edhe ato të grupimeve antiraciste dhe antifashiste./Opinion.al

Pas