Kryesore

“Kosova nuk ka bërë krime”, rrëfimi i ushtarit të UÇK:Atdheu mbi të gjitha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:37 - 14/11/20 |
Al Do

Vëllai i një prej komandantëve të UÇK-së, që ra dëshmor gjatë luftës në Kosovë, thotë se ata nuk kanë bërë krime por vetëm kanë mbrojtur vendin e tyre.

Ndërsa në Dhomat Speciale të Gjykatës së Hagës janë marrë si të pandehur ish-drejtuesit politikë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, një video e shpërndarë në “Facebook” nga faqja “Feriz GURI “Komandant Shpata” – Heroi i Kombit”, sjell rrëfimin prekës të Kjan Gurit, një prej djemve që iu bashkua ushtrisë dhe si rrjedhojë humbi vëllanë e tij në luftë.

Nuk kam moment më të lumtur në jetën time sesa ai kur kam veshur uniformën e UÇK-së. Të gjithë luftëtarët e lirisë të cilët kanë marrë pushkën në krahë për t’i dalë zot kësaj toke kanë qenë të përgatitur se edhe të merrnin plumbin, por përpara ne kemi pasë një qëllim madhor: Ta çlirojmë këtë vend njëherë e përgjithmonë.”, thotë Kjan Guri i cili shton se çlirimin e Kosovës e kishte jo vetëm qëllim por edhe  amanet nga vëllai që kishte rënë në luftë.

Ndër të tjera ai thotë se UÇK është një nga ato rastet e rralla kur një formacion guerrilas merr mbështetjen ndërkombëtare dhe të aleancës më të madhe ushtarake, NATO-s.

Kjan Guri tregon për momentin kur iu desh të luftonte pranë UÇK, duke theksuar se ndryshe nga luftërat e tjera, kjo ishte një luftë për mbrojtje. Ai akuzon ushtrinë serbe që nuk kurseu askënd dhe sërish nuk kanë dalë para drejtësisë për krimet që kanë kryer.

Pas rënies së vëllait, Feriz Guri, dëshira e babait ishte që unë ta trashëgoj dhe ta mbart armën e tij. Dhe ai kishte një porosi dhe një mesazh të qartë: unë kam dhe djem të tjerë për Kosoën dhe se lufta për liri duhet të vazhdojë deri në çlirimin përfundimtar të vendit. Lufta jonë ka qenë për mbrojtje, kjo është madhështia e saj. UÇK nuk ka bërë krime, ka bërë luftë mbrojtëse.

Ushtria dhe policia serbe nuk kanë kursyer asgjë, as fëmijët, as gratë shtatzënë, as motrat, as baballarët, as pleqtë. Si është e mundur që edhe pas 21 viteve, kriminelët nuk kanë dalë para drejtësisë“, shprehet Kjan Guri i cili pas përfundimit të luftës mori drejtimin e degës së vëllait të tij sepse ishte betuar që amanetin e tij do ta çonte deri në fund. /Opinion.al

Pas