Bota

Trump kundër ‘Oscars’ për filmin “Parasite” dhe aktorin Brad Pitt


               Publikuar në : 12:15 - 21/02/20 |
xhu lia

Në një tubim në Kolorado, presidenti amerikan Donald Trump përmendi jo pozitivisht fitoren në Oscar të filmit koreano-jugor “Parasite” dhe gjithashtu nuk kurseu as aktorin Brad Pitt, kritik i zëshëm i tij.

“Meqë ra fjala, a e patë sa të këqija ishin çmimet Oskar këtë vit. A patë? Fituesi ishte një film nga Koreja e Jugut. Çfarë ishte e gjitha kjo? Nuk kemi mjaftueshëm probleme me Korenë e Jugut për ekonominë? Si për çudi ata e shpallën filmin më të mirë. Ai ishte i bukur? Nuk e di, mua më mungon “Bashkë me erën”, a mund të na e ktheni “Bashkë me erën” mbrapsht ju lutem, ose Sunset Bulevard. Janë filma kaq të bukur, ndërkohë që sot fituesi është nga Korea e Jugut. Mendova se ishte filmi më i mirë i huaj, kjo nuk ka ndodhur më pare. Pastaj kemi Brad Pitt. Nuk kam qenë kurrë një adhurues i tij”,– ka përfunduar Trump./Opinion.al/

Pas