Bota

Trump: Kina e përhapi koronavirusin për të destabilizuar ekonomitë e mëdha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 19/06/20 |
el ida

Trump nuk ka ndërmend të ndalë sulmet ndaj Kinës, sa i takon koronavirusit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha që nuk e përjashton mundësinë që Pekini ka ndihmuar procesin e përhapjes së virusit në nivel ndërkombëtar për të destabilizuar ekonomitë e mëdha dhe për të dëmtuar konkurrencën.

Në një intervistë nga revista “Wall Street Journal” ku ndër të tjera vijon akuzat edhe ndaj OBSH që e favorizuan Kinën në momentet e para, Trump u shpreh sërish se Kina e ka dëmtuar rëndë globin.

Sakaq, autoritetet shëndetësore po hedhin poshtë pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se virusi e ka humbur fuqine e tij të dikurshme dhe paralajmërojnë se para muajit tetor Amerika do të regjistrojë 200 mijë jetë të humbura./Opinion.al

Pas