Bota

Trump: Bisedimet me talibanët janë të vdekura


               Publikuar në : 08:33 - 10/09/19 |
el ida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se bisedimet me talibanët, për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, janë “të vdekura”.

“Sa më përket mua, ato janë të vdekura”, iu tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Në fundjavë, presidenti amerikan anuloi një plan sekret për të pritur një delegacion të talibanëve në SHBA, pasi grupi militant pranoi se ka vrarë një ushtar amerikan.

Trump u kritikua për mundësinë e pritjes së talibanëve, vetëm disa ditë para përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, megjithatë, presidenti e mbrojti idenë, duke thënë se takimet janë një gjë e mirë.

Trump e ka pasur tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani prioritet në politikën e jashtme, por, i pyetur për 14,000 ushtarët amerikanë që ndodhen ende atje, Trump tha:

“Do të donim të dilnim nga aty, por do ta bëjmë këtë në kohën e duhur”./Opinion.al

 

Pas