Aktualitet

Takimi delegacionin e ‘Venecias’, Bylykbashi: Meta mori vendimin e duhur


               Publikuar në : 09:06 - 10/09/19 |
Al Do

Ish-deputetët e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha kanë përfunduar takimin e tyre më delegacionin e Komisionit të Venecias. Takimi mes tyre ka qenë informal pasi nuk parashikohej në axhendën zyrtare.

Bylykbashi u shpreh për mediat se vendimi i Presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve “ishte vendimi i duhur” dhe që “i garantoi shqiptarëve të drejtën pëe zgjedhje të lira”.

Ata nuk dhanë detaje nga biseda specifike por ish-deputeti i PD tha se “Ne bëmë të qartë arsyet se përse kemi ardhur në këtë situatë. Raporti i OSBE/ODIHR-it është lajmërimi i vdekjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Atë që presidenti e shpalli qartë se përse zgjedhjet nuk mund të ishin në 30 qershor”.

Në të njëjtën linjë mendimi u shpreh dhe ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha e cila nënvizoi edhe gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR-it

“Raporti i osbe tregoi se zgjedhjet në shqipëri janë larg standartit që kërkohet prej një vendi të bashkimit europian” tha Gjosha. /Opinion.al

Pas