Kronikë

Tritol para derës së një shtëpie në Lushnje, policia jep detajet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 29/05/21 |
Opi Nion

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnatës në qytetin e Lushnjes. Njoftohet se rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

Sipas deklaratës zyrtarer të policisë për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, teksa nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas