Kronikë

Zjarri në fabrikën e tullave, vdes në spital 57-vjeçari i plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 29/05/21 |
Opi Nion

Një fabrikë e sapondërtuar tullash në Maminas u përfshi nga flakët paraditen e djeshme rreth orës 11:00.

Fillimisht u raportuar se kishte marrë plagë të lehta vetëm një punëtor i fabrikës i moshës 57-vjeç.

Ndërkohë që ditën e sotme raportohet se 57-vjeçai nuk ka mundur t’u mbijetoi plagëve të marra, teksa ka ndërruar jetë në Spitalin Francez në Tiranë.

Policia ka arrestuar një 67-vjeçar, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, njofton policia.

Është raportuar më herët se në momentin e zjarrit në fabrikë kanë qenë rreth 120 punëtorë, por kanë arritur të dalin menjëherë./Opinion.al

Pas