Kronikë

Tritol në mobileri, dyshohet për shkak të konkurrencës


               Publikuar në : 09:14 - 18/04/19 |
b.f

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në mesnatë në Fushë-Krujë. Sipas policisë, një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në një mobilieri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Burimet nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në hyrjen e godinës katërkatëshe, që ndodhet pranë rrugës nacionale.

Paraprakisht dyshohet se konkurrenca në biznes mund të ketë qenë shkaku i këtij shpërthimi. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Opinion.al

Pas