Aktualitet

Tregtonin medikamente mjekësore kontrabandë, 2 gra në pranga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 23/06/22 |
Opi Nion

Dy gra të moshës 29 vjeçe dhe 40 vjeçe kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohen për një sërë veprash penale.

Arrestimi  në flagrancë i tyre është bërë i mundur nga Specialistët e Seksionit për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Burme nga policia bëjnë me dije se shtetaset J.DH.,40 vjeçe dhe G.P.,29 vjeçe akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Nga kontrolli fizik i bërë nga policia në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J.Dh.,janë sekuestruar nën cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, të cilat kanë një vlerë të konsiderueshme monetare.

Dy të arrestuarat janë shoqëruar në polici, ku dhe do të pyeten për akuzat e ngritura ndaj tyre.

 

Pas