InstaBIZ

Von der Leyen fanse e Dua Lipës ,Osmani e fton në “Sanny Hill” bashkë me Macron



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 23/06/22 |
Opi Nion

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë realizimit të fotografisë kanë biseduar së bashku për Dua Lipën.

Von der Leyen pyeti Osmanin, për Dua Lipën, këngëtaren me origjinë nga Kosova, e cila ka famë ndërkombëtare.

“Si është Dua Lipa?”, pyeti Von Der Leyen.

Osmanin: Shumë mirë. Shpresojmë që t’ju kemi për festivalin “Sunny Hill” në Kosovë. Jeni të ftuar të gjithë.

Presidentja e Kosovës ka ftuar në “Sanny Hill” edhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Von der Leyen tha se bashkë me Osmanin janë fanse të së njëjtës këngëtare – Dua Lipës.

Ndërsa Osmani i tregon Macron-it se Dua është nga Kosova.

“Dua Lipa, nga Kosova”, ishte sqarimi i saj për Macronin./Opinion.al

Pas