Aktualitet

Balla akuzon Berishën: Vodhi kompleksin në mes të Tiranës, SPAK ka nisur hetimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 23/06/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend akuzoi kreun e PD Sali Berisha, duke e quajtur atë si grabitësin më të madh të pronave në Shqipëri.

Balla tha se Berisha ka grabitur një kompleks në qendër të Tiranës, duke iu referuar kompleksit “Partizani” dhe se sipas tij SPAK ka nisur hetimet për këtë çështje.

Ky ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompensim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Nuk e di por e ftoj parafolësin të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se si është pronar tokash në Dhërmi. Aty ku janë gjithë rraca e këtyre në Gjirin e Lalëzit. Unë e di që është nga Viçidoli. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta çuar pranë Enverit. Kështu e kanë të gjithë servilat. Ky është variant më i turpshëm i servilave të atij regjimit.

Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën mu në qendër të Tiranës, kompleksin Partizani. E përsëri i bej thirrje SPAK meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin, e nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani“, deklaroi Balla në Kuvend.

Pas