Aktualitet

Transportonte emigrantë të paligjshëm, bie në pranga 24-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:04 - 28/09/20 |
Al Do

Një 24-vjeçar është arrestuar, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Burime zyrtare nga policis bëjnë me dije se në pranga ka rënë 24-vjeçari me iniciale I.K, banues në Vlorë.

I riu është kapur nga shërbimet e policisë rrugore në lagjen nr. 3, Pogradec duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Fiat”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./ Opinion.al

Pas