Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parandalimi i korrupsionit, Këshilli i Europës vlerëson punën e Kuvendit

2020/09/28 at 10:31 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PPP për Porto Romanon, dy deputetë të PS nuk iu bindën vendimit të grupit

Më datë 24 shtator 2020, në seancën plenare të 85-të të GRECO-s, (organizmi i Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit) u diskutua dhe miratua Shtesa e Raportit të Dytë të Përputhshmërisë, në kuadër të raundit të IV-t, të vlerësimit për Shqipërinë me objekt “Parandalimi i korrupsionit në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët”.

Sipas këtij raporti, GRECO, pas 4 vjet monitorimi, arriti në përfundimin se Shqipëria ka zbatuar në mënyrë të kënaqshme ose ka trajtuar në mënyrë të kënaqshme 9 nga 10 rekomandimet e përfshira në Raportin e Raportit të Dytë të Përputhshmërisë për Raundin e Katërt.

Kuvendi gjatë kësaj kohe ka punuar për të adresuar dy rekomandimet të cilat lidheshin me parandalimin e korrupsionit për deputetët. GRECO ka mirëpritur masat e marra për miratimin e Kodit të Sjelles për deputetët dhe Udhëzimin për zbatimin e tij. Gjithashtu, në këtë drejtim, janë marrë masat e duhura të ndërgjegjësimit dhe janë kryer trajnime për deputetët. GRECO ka mirëpritur ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit si dhe ka mirëpritur ngritjen e sistemit për ofrimin e këshillimit për parlamentarët lidhur me çështjet e etikës. Gjithashtu GRECO ka mirëpritur masat e zbatuara nga  Kuvendi, të cilat sigurojnë zbatimin e duhur të Kodit të Sjelljes dhe kanë rezultuar në një sistem raportimesh, rast pas rasti të konfliktit të interesit. Deklaratat në rastet e konflikteve të interesit, bëhen publike si brenda Kuvendit ashtu edhe për publikun përmes faqes zyrtare të Kuvendit në internet. Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, të cilat sqarojnë dhe forcojnë mekanizmat e zbatimit dhe ndëshkimit në rast të shkeljes së detyrimeve dhe procedurës së përcaktuar në lidhje me deklarimin rast pas rasti të konfliktit të interesit, janë mirëpritur nga GRECO.

Për rekomandimet lidhur me parandalimin e korrupsionit për gjyqtarët dhe prokurorët,  GRECO ka nënvizuar zhvillimet e reja në sistemin gjyqësor si rezultat i zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin efektiv të Këshillit të Lartë Gjyqësor si organi kryesor përgjegjës për avancimin e standardeve etike në sistemin gjyqësor. GRECO ka mirëpritur edhe rolin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  në vlerësimin e cilësive etike të prokurorit, duke siguruar që kriteret janë objektive dhe transparente.

Gjithashtu GRECO mirëpriti ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si institucion përgjegjës për shqyrtimin e ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe proçedimin e tyre në raste shkeljesh të provuara. U vlerësua edhe emërimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Me miratimin e këtij raporti, GRECO e konsideron të mbyllur këtë raund vlerësimi për Shqipërinë.

Etiketa: keshilli i europesKuvendiparandalimi i korrupsionit

Ju sugjerojmë

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

2 Korrik, 2025 2:46 pm
“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…
Aktualitet

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

2 Korrik, 2025 2:29 pm
“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët
Aktualitet

“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët

2 Korrik, 2025 2:20 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

2 Korrik, 2025 1:54 pm
Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”
Aktualitet

Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”

2 Korrik, 2025 1:50 pm
Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit
Aktualitet

Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit

2 Korrik, 2025 1:45 pm
Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu

2 Korrik, 2025 1:42 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza

2 Korrik, 2025 1:32 pm
Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!
Aktualitet

Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!

2 Korrik, 2025 1:25 pm
Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të lënduar
Rajoni

Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të lënduar

2 Korrik, 2025 1:11 pm
Para
Iu mbajti rrogën për pandeminë, Murrizi e Roshi fitojnë gjyqin me Kuvendin

Iu mbajti rrogën për pandeminë, Murrizi e Roshi fitojnë gjyqin me Kuvendin

Naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie

Naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie

Të paktën 16 viktima nga përplasja ushtarake e Armenisë dhe Azerbajxhanit

Të paktën 16 viktima nga përplasja ushtarake e Armenisë dhe Azerbajxhanit

TE FUNDIT

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
2 Korrik, 2025

Kanosi me thikë një shtetas dhe theu masën e sigurisë arrest në shtëpi, arrestohet nga policia një 36-vjeçari. Si rezultat...

Lexo më shumë

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…
2 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane si dhe deputeten e PD,...

Lexo më shumë

“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët

“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët
2 Korrik, 2025

Gjatë një bashkëbisedimi në Cërrik, kryeministri Rama deklaroi se kërkohet një plan ose një model nga ana e fermerëve edhe...

Lexo më shumë

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
2 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvillon një bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në Cërrik. Sipas Ramës ndihet nevoja për t’u afruar gjithnjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com