Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Transparenca le me barrë dyshimin, materniteti ku lindin skeptikët

2021/03/25 at 12:55 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Transparenca le me barrë dyshimin, materniteti ku lindin skeptikët

Nga Lorenc Vangjeli


Gazetari Blendi Fevziu bëri një denoncim të pazakontë në Opinion për “dosjen Materniteti”. Tentativave të stafit të tij për të mësuar se çfarë po ndodhte me një nga godinat emblematike të Tiranës, të gjithë aktorët e përfshirë në këtë dosje i ishin përgjigjur me heshtje. Refuzoi të flasë Ministria e kulturës, instituti i trashëgimisë kulturore, instituti i ndërtimit apo edhe firma zbatuese. Tre të parët të detyruar nga ligji dhe morali që shërben si ligj që të përgjigjen, e katërta e palegjitimuar të marrë pjesë në këtë debat. Ministria e shëndetësisë, ishte i vetmi institucion që kishte pranuar të tregonte pjesën e saj në projekt, por kaq ishte shumë pak. Në bursën e trazuar politike të Tiranës, heshtja konvertohet direkt në pranim faji dhe në akuzë të provuar. Heshtja le me barrë dyshimin dhe lind skeptikët. Armatos argumentat kundër dhe argumenton çarmatosjen e çdo qasjeje të përkundërt.

“Dosja” e maternitetit Mbretëresha Geraldinë i ka të gjithë elementët që thërrasin nën armë publikun. Ajo mundësoi edhe njëherë ndarjen e tij të thikë në betejën e pasionit pro e kundër, pa asnjë pikë takimi në mes. E vendosur në aksin qëndror të kryeqytetit, trashëgimi kulturore prej vitesh, pikëtakimi me nostalgjinë për breza të tërë dhe me tulla të hequra natën, por edhe për shkak të tensionit të fushatës dhe kujtimeve të ngjashme, kjo dosje ka zgjuar një valë zemërate të zhurmshme në Tiranë. Përkimet me çështjen e Stadiumit apo dhe Teatrit Kombëtar janë shumë të freskëta dhe të njëjtët gurë të hedhur në ato raste, shërbejnë si goditje e riciklueshme për një mëkat që dyshohet se riciklohet vazhdimisht. Kundërshtarët e projektit të ri tentojnë të godasin qeverisjen e vendit në dy pika kryesore: vendimmarrje arbitrare dhe arrogancë në vendime. Duke shenjuar, në kohën më të papërshtatshme të mundshme, pikërisht kryeministrin Rama si mbartës, ushtrues dhe promovues të arrogancës në pushtet. I cili këtë radhë është sulmuar, jo thjesht nga kundërshtarët e tij që nuk do t’i thoshin shëndet edhe nëse teshtinte, por është goditur nga  heshtja e vartësve të tij. Në fakt ata e kishin më të lehtë të flisnin sesa të refuzonin të bënin publike detajet e një projekti që ka fatin e minareve, për të cilat nuk gjendet thes që t’i mbajë fshehur. Duke filluar me disa arsye specifike, që nisin që me dëmtimet e rënda në strukturë që ka shkaktuar tërmeti i nëntorit 2019. Ato dëmtime ishin të papajtueshme me sigurinë e objektit dhe shkak për tragjedi të paparashikueshme. Duke vazhduar me demonstrimin se ndërhyrjet e bëra në vite, shtesat mbi shtesa në pjesën e veçuar për rikonstruksion, kanë ndryshuar në mënyrë thelbësore projektin origjinal që synohet të rikthehet në shkëlqimin e dikurshëm nëpërmjet rikonstruksionit. Duke theksuar se parashihet ruajtja e arkitekturës origjinale duke zëvendësuar materialet e hequra me të njëjtën natyrë të materialit të ri. Duke shënjuar si element të rëndësishëm restaurimin e gjithë godinës kryesore së brendshmi për shkak të basolerievit emblematik të fasadës, edhe pse në të, tërmeti ka bërë hatanë duke dëmtuar deri dhe soletat dhe muret mbajtës. Duke ftuar për debat edhe faktin nëse ja vlen përfitimi në rritjen e lartësisë së objektit dhe sipërfaqen e shërbimit të realizuar në shtesën me xham, bashkëlidhja e modernitetit me tradicionalen, përballë ndryshimit në formë të vetë objektit. Apo duke sqaruar se kanë garancinë që specialistët e zgjedhur të Agi Kons-it, do të bëjnë në Tiranë atë që kanë vite që e bëjnë me restaurime objektesh të hershme edhe në Londrën konservatore.

Qoftë edhe kaq pak detaje do të vlenin që të orientonin një debat më të dobishëm, me pasion për trashëgiminë kulturore, por pa pasionin armiqësor që trashëgojnë debate të tillë në Ballkan. Deri më tani, e vetmja gjë që duket se ka shkuar keq, ka të bëjë me mëkatin e heshtjes. E cila nuk ndihmon askënd, por vetëm shton skeptikët dhe plagos optimistët.

Beteja për ruajtjen e trashëgimisë kulturore zakonisht thërret nën armë shumëkënd dhe zakonisht profanët janë më të zhurmshmit, ndërsa profesionistët janë kryesisht të ndarë në gjykime. Shembulli klasik është ndërtimi i piramidës së qelqtë në qendër të Luvrit, një prej trashëgimive më mahnitëse të njerëzimit. Apo edhe shumë më tej në kohë, në një rast të ngjashëm në thelb, por të ndryshëm në formë, Kulla Eifel ndau me thikë pro-në dhe jo-në për dominimin e peisazhit poetik parizien me prozën e çeliktë të Gustavit. Në hapësirën modeste shqiptare, materniteti Mbretëresha Geraldinë është pak më larg këtyre shembujve sesa distanca mes Parisit dhe vetë Tiranës. Por njëlloj si turistët që mësyjnë Parisin nuk harrojnë të bëjnë foton e vanitetit tek piramida e qelqtë në Luvër apo njëlloj si dikur kundërshtari më i egër i Kullës Eifel, Mopasani i famshëm, kishte zgjedhur të pinte kafen çdo ditë në një nga tarracat e Kullës si të vetmin vend në Paris ku nuk mund ta shihte atë, edhe kritikët e zhurmshëm dhe hartuesit e heshtur të projektit të rikonstruksionit do të kenë pika takimi me maternitetin e ri: duke nisur nga 36 muaj më pas, ata do të shkojnë  për të lindur princeshat dhe princat e tyre tek Mbretëresha Geraldinë. Siç ka bërë edhe vetë Blendi Fevziu vite më parë.



Ju sugjerojmë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas
Kronikë

I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas

10 Dhjetor, 2025 1:02 pm
U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier
Aktualitet

U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier

10 Dhjetor, 2025 12:29 pm
Para
Zjarri në qendrën tregtare, familjarët e rojes-zjarrfikësve: S’keni mjete

Zjarri në qendrën tregtare, familjarët e rojes-zjarrfikësve: S’keni mjete

Basha për Berishën: Nuk ështe në formimin tim të “vras babain”

Basha për Berishën: Nuk ështe në formimin tim të "vras babain"

VIDEO/ Rama: Kemi siguruar 1 milionë vaksina, 192 mijë doza vijnë sot

VIDEO/ Rama: Kemi siguruar 1 milionë vaksina, 192 mijë doza vijnë sot
















TE FUNDIT

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
10 Dhjetor, 2025

Një 68-vjeçare e identifikuar me inicialet P.L. ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në  rrugën...

Lexo më shumë

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
10 Dhjetor, 2025

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbajti një fjalim në takimin e përbashkët të sotëm midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe...

Lexo më shumë

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
10 Dhjetor, 2025

Një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion gjenetik që rrit në mënyrë dramatike rrezikun e...

Lexo më shumë

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
10 Dhjetor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në Mbledhjen e 3-të të Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com