Aktualitet

Basha për Berishën: Nuk ështe në formimin tim të “vras babain”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:21 - 25/03/21 |
Opi Nion

Lideri i opozitës Lulzim Basha vetëm pak javë para zgjedhjeve elektorale në vend, publikoi librin e tij të parë “Misioni im”.

Në libër, Basha sjell tezat e tij politike, mënyrën se si ai e ka parë politikën gjatë gjithë këtyre viteve, teksa një pjesë të rëndësishme i ka kushtuar edhe vizionit që ka për vijimësinë e politikës dhe rolin e tij në të.

Ndër të tjera kryedemokrati Basha ka folur dhe për raportin e tij më ish-kryeministrin Sali Berisha dhe faktin që ka qenë kaq i “sulmuar”.

Së pari, lidershipi im në krye të Partisë Demokratike erdhi pas gati 25 vitesh drejtimi dhe dominimi nga lideri i saj historik Sali Berisha, i cili nga vetë kushtet historike kishte një peshë shumë të madhe në jetën politike dhe në gjirin e Partisë Demokratike.”- shkruan ndër të tjera Basha.

Pasazh nga libri “Misioni im”:

Së pari, lidershipi im në krye të Partisë Demokratike erdhi pas gati 25 vitesh drejtimi dhe dominimi nga lideri i saj historik Sali Berisha, i cili nga vetë kushtet historike kishte një peshë shumë të madhe në jetën politike dhe në gjirin e Partisë Demokratike.
Krijimi i profilit tim mbas këtij lidershipi nuk ishte diçka e lehtë. Tentacionet dhe keqkuptimet rreth kësaj gjëje janë të pafundme dhe kur i dëgjoj më bëjnë të qesh.

Kam patur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”.
Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo në formimin tim dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të “vrasim babain”./Opinion.al

Pas