Aktualitet

VIDEO/ Rama: Kemi siguruar 1 milionë vaksina, 192 mijë doza vijnë sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:41 - 25/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama përmes një statusi në Facebook, shkruan se Shqipëria ka siguruar 1 milionë vaksina të tjera kundër Covid-19.

Teksa publikon pamjet kur po ngarkohen vaksinat nga kontenierët në bordin e avionit, kryeministri thotë se sot në Tiranë vijnë 192 mijë doza vaksinash.

“Stamboll – Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë.

*Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama u nis një ditë më parë për në Turqi, për të arritur marrëveshjen për vaksinat kineze me një distributor turk./Opinion.al

Pas