Bota

Tramp njofton se do të dalë sot nga spitali: Mos kini frikë nga COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 05/10/20 |
Al Do

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp ka njoftuar se sot do të dalë nga spitali ku po trajtohet pasi u prek nga COVID-19.

Ai shkruan në një postim në Tëitter se ndihet më mirë se 20 vite më parë dhe i bën thirrje njerëzve të mos kenë frikë nga sëmundja që shkakton virusi.

Do të dal sot nga spitali. Ndihem shumë mirë. Mos kini frikë nga Covid. Mos e lini që t’ju kontrollojë jetën. Nën administratën time kemi krijuar ilaçe shumë të mira. Ndihem më mirë se 20 vite më parë”, shkruan Tramp.

Presidenti i SHBA, rezultoi pozitiv me koronavirus pak ditë më parë së bashku me gruan e tij, Melania, dhe disa anëtarë të stafit të tij të ngushtë.

Ai u shtrua të premten në spitalin ushtarak Ëalter Reed ndërsa sot pritet të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë. /Opinion.al

Pas