Rajoni

Vuçiç mandaton sërish Ana Bërnabiç për të formuar qeverinë e re serbe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:28 - 05/10/20 |
Al Do

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dha të hënën Ana Bërnabiçit mandatin për formimin e qeverisë së re të Serbisë.

Vuçiç tha se ka pasur disa kandidatë, por Bërnabiç, e cila ka qenë kryeministre e Serbisë nga viti 2017, “ka punuar në interes të qytetarëve, ka qenë besnike ndaj Serbisë dhe ka punuar për përfitimet e vendit”.

Për Bërnabiçin “ka një mendim shumë të lartë”, tha Vuçiç.

Ai tha se i ka kërkuar asaj që të konsiderojë hapjen e dy ministrive të reja, për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, si dhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

“Po ashtu e kam lutur që, nëse është e mundur, 50 për qind ose afër 50 për qind e anëtarëve të qeverisë të jenë gra”, tha Vuçiç.

Ana Bërnabiç ka qenë kryeministre e Serbisë nga 29 qershori, 2017.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi u mbajtën më 21 qershor. Opozita kryesore i bojkotoi ato ndërsa lista e Aleksandër Vuçiçit shpalli fitoren me 60.65% të votave. /Opinion.al

Pas