Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë, Ilir Meta: Thellësisht i tronditur!


               Publikuar në : 16:40 - 14/02/20 |
xhu lia

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me tragjedinë e sotme në Bulqizë ku si pasojë shpërthimit të bombulës së gazit një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën.

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore.
Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!,”-përfundon Meta reagimin e tij./Opinion.al/

Pas